Nuk gjen qetësi qarku i Durrësit. Në harkun kohor të pak minutave janë shënuar edhe dy lëkundje të tjera me magnitudë 31.1 dhe 3.4 të shkallës rihter me epiqendër Durrësin, aty ku lëkundja e fuqishme e mëngjesit shkattoi shumë viktima, pa llogaritur edhe shumë të tjera në zonën e Thumanës.
Ndërkohë, sipas sizmiologëve lëkundjet do të vijojnë, sepse pas çdo tërmeti me fuqi të madhe goditëse ka pasgoditje, që në shumë raste mund të jenë të dëmshme, sepse ndihmojnë në shkatërrimin e ndërtesave që kanë marrë dëmtime gjatë goditjes së parë të tërmetit.
Për të përballuar këtë situatë tërmeti të pazakontë të paktën në 3 dekadat e fundit janë angazhuar shumë forma, mes të cilave edhe nga ato të vendeve fqinje.