Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Tifozët “Dardanë” duan të investohet në stadiumet e Mitrovices dhe Prishtinës, dhe stadiumet e qyteteve

    20/11/2019 | 15:23
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deklarata e zyrtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku se dy partitë që pritet ta udhëheqin pushtetin pas zgjedhjeve të 2019-të VV-LDK, kanë vendosur që stadiumi kombëtar i futbollit i cili ishte paraparë të ndërtohet në Drenas do të ndërrojë lokacion dhe do të rikthehet të ndërtohet në Bërnicë të Prishtinë aty ku ishte paraparë më herët kur në pushtet ishte LDK, ka hapur sërish debat në Kosovë, shkruan Zëri.info.

    “Gjatë bisedave kemi vendosur që stadiumi i Kosovës të ndërtohet në Bërnicë dhe jo në Drenas”, ka thënë Abdixhiku, deklaratë kjo që ka ngjallur debat të madh në opinion.

    Kujtojmë se në qershor të këtij viti, është prezantuar projekti i stadiumit që pritej që do të ndërtohej në Koreticë të Drenasit.

    Kryetari i tifozëve të Kosovës “Dardanët”, Lulëzim Berisha duke mos dashur shumë të hyjë ne detaje se ku duhet të jetë stadiumi, ai ka thënë se “Dardanët” më shumë preferojnë që të investohet në stadiumin e Mitrovicës dhe në këtë të Prishtinës në mënyrë që të rritet kapaciteti i tyre, derisa për investimet e parapara në stadiumin kombëtar, më mirë do të ishte që ato investime të shpërndahen në qytetet e Kosovës dhe të kemi në çdo vend nga një stadium të kategorisë së dytë.

    “Nëse veç është vendosur të ndërtohet një stadium i tillë, atëherë ne pajtohemi, por sipas mendimit tonë që e përbëjmë shumicën e shikuesve të Kosovës, është mirë që të investohet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe në atë të Mitrovicës. Stadiumi “Fadil Vokrri” duhet ta zgjeronte kapacitetin deri në 23 mijë ulëse i cili sadopak do t’i plotësonte kërkesat e tifozëve”, ka thënë Berisha për gazetën “Zëri”, duke komentuar më pas nëse stadiumi kombëtar duhet të ndërtohet në Drenas apo Bërnicë.

    “Është shumë mirë mos me qenë kundër asnjë lokacioni sepse është në Kosovë dhe jemi një. Por mendoj se më reale do të ishte që ato investime të bëhen nëpër të gjitha qytetet e Kosovës si dhe t’i kemi dy stadiume të kategorisë së katërt. Qytetet tjera që kanë para lë ta bëjnë edhe stadiumin nacional pse jo”, ka përfunduar Berisha. /Zëri.info

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tërmet në Shqipëri
    • Dështon edhe tentimi i 46-të për konstituim të Kuvendit
    • Duda Balje: Besoj që presidentja ka pasur informacion për ndaljen e luftës – moskonstituimi është normalizuar
    • Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë
    • Policia jep detaje për plagosjen në Vushtrri: Viktima ishte duke e ruajtur një pronë private
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.