Një shtetas i huaj është ndaluar për 48 orë pasi ka shkaktuar aksident me fatalitet në Podujevë.
Policia njofton se të hënën, prokurori kujdestar i shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orëve kundër një shtetasi të huaj, i cili me automjetin e tij ka shkaktuar aksident me pasoja fatale më datën 15 nëntor, transmeton Zëri.info
I dyshuari për shkak të lëndimeve të marra në aksident gjendet i shtrirë në repartin e ortopedisë në QKUK nën mbikëqyrjen e Policisë./ZERI