Goditjet e forta të tërmetit, i cili goditi Shqipërinë sot në mëngjes, janë ndier edhe në Kosovë.Fatmirësisht deri më tani në Klinikën Emergjente asnjë person nuk ka kërkuar ndihmë.Këtë e ka bërë të ditur për rtv21.tv zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.
Ndërkohë ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka konfirmoi se deri më tani numri i viktimave ka arritur në 7. Sipas saj, situata më e rëndë vazhdon të jetë në Durrës e Thumanë. Një person ka vdekur në Kurbin, dy në Thumanë, tre në Durrës dhe një në Lezhë.