Pas tërmetit në Shqipëri janë mobilizuar edhe qendrat e ndryshme të Vetëvendosjes! në mbarë Kosovën duke organizuar kështu pika grumbullimi.
Një e tillë është vendosur tē bëhet edhe në qytetin e Vushtrrisë ku pika e kësaj qendre ka njoftuar se në këtë pikë grumbullimi do të mbledhen ndihma si gjëra ushqimore, rroba të ngrohta, dhe barna.
Pika grumbulluese do të jetë zyren e Qendrës së LVV-së në Vushtrri.
Në vijim gjeni njoftimin e plotë:
Poashtu, pikë grumbulluese do të ketë edhe në zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri, për grumbullimin e ndihmave siç janë ushqimi i paketuar, rrobat të ngrohta për çfarëdo moshe, batanije e shtroje, barna (paracetamol dhe vitamina).
Pas grumbullimit do të transportohen në Shqipëri në kordinimet me Emergjencat Civile.
Ju jemi shumë mirënjohës për të gjitha ndihmat dhe prej këtij çasti mund të lajmëroheni për t’i dorëzuar ndihmat tuaja.
Pika grumbulluese:
Zyra e LV! në Vushtrri
Rr. Arsim Muzaqi nr.17
Afër qebaptores “Han Hallall”.