Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Pas presionit publik, Edi Rama largon hartën skandaloze ku Kosovën e bënte pjesë të Serbisë

    19/11/2019 | 16:02
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka publikuar një hartë në rrjetin social Facebook, në të cilën Kosova është pjesë e Serbisë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Harta e cila paraqitej brenda një videoje të publikuar nga Rama, e që fliste për investimet për sigurimin e furnizimit 24 orë me ujë në zonat rurale të Shqipërisë, është edituar nga ai, duke e larguar nga videoja hartën skandaloze.

    Harta e parë paraqiste Kosovën si pjesë të Serbisë. Në pjesën lart të Shqipërisë, është Mali i Zi, kurse në pjesën e majtë ku është dashur të jetë Kosova, ajo nuk gjendet fare dhe e gjitha ishte në territor të Serbisë.

    Një hartë e tillë është publikuar edhe më herët nga mediat serbe, pas takimit të Ohrit, i cili bashkoi Edi Ramën, Zoran Zaev dhe Aleksandar Vuciqin, për të folur për Minishengenin Ballkanik./ Insajderi.com

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tërmet në Shqipëri
    • Dështon edhe tentimi i 46-të për konstituim të Kuvendit
    • Duda Balje: Besoj që presidentja ka pasur informacion për ndaljen e luftës – moskonstituimi është normalizuar
    • Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë
    • Policia jep detaje për plagosjen në Vushtrri: Viktima ishte duke e ruajtur një pronë private
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.