Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, thotë se drejtësia për fletëvotimet e ardhura nga Serbia u vendos pas vendimit të Gjykatës Supreme për të mos qenë pjesë e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 6 tetorit. Me këtë vendim koalicioni Nisma-AKR-PD do të jetë pjesë e Kuvendit me gjashtë deputetë.
Në këtë postim të Facebook-ut, Pacolli uroi edhe Kombëtaren e Kosovës në përballje me Çekinë për Euro 2020, njofton Klan Kosova.
“Drejtësia u vendos. Fletushkat nga Serbia që dikush deshi t’i kontrabandojë si vota, u hodhën poshtë. Tash, edhe Kombëtarja e Kosovës, sonte në përballje me Çekinë, duhet të fitojë. Urime!!!”, ka shkruar Pacolli.