Njëri nga vëllezërit gjilanas ka humbur jetën si pasojë e tërmeteve që goditën Shqipërinë mëngjesin e sotëm.
Sipas informacioneve të para thuhet se 29 vjeçari kosovar ka humbur jetën pasi nuk arriti t’i përballojë dot qëndrimin nën rrënimin e hotelit ku edhe kishin përfunduar ai dhe vëllai.
Nuk dihet ende për fatin e vëllait tjetër, por që është duke vazhduar puna për të arritur që të nxjerrin edhe atë nga gërmadhat, raporton Indeksonline.
Shumë prej mysafirëve që ishin në Hotel Tropikal kishin vendosur që të kërcenin për të shpëtuar vetën, por që disa prej tyre nuk ia dolën.
Ambasada kosovare në Shqipëri në bashkëpunim me FSK-në dhe Policinë e Kosovës kanë bërë të pamundurën për të nxjerrë gjallë dy vëllezërit, por që njëri prej tyre tashmë doli pa shenja jete.
Indeksonline ka raportuar më parë se dy vëllezërit janë nga fshati Livoç i komunës së Gjilanit./Indeksonline/