Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Mediat malazeze: Ky është “pakti” Kurti-Gjukanoviq kundër Serbisë

    19/11/2019 | 11:27
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Mediumi malazias “Borba” shkruan sot se kandidati i VV’së për kryeministër të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka ofruar Podgoricës zyrtare një marrëveshje për aleancë kundër Serbisë. E për një marrëveshje të tillë thonë se kreut të VV’së i duhet Partia Socialdemokrate e Milo Gjukanoviqit.

    Sipas asaj që shkruan ky medium, thuhet se në këmbim të kësaj aleance, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të rihapë më çështjen e demarkacionit Kosovë-Serbi.

    “Sapo të marr përsipër postin e kryeministrit do të takohem me homologun malazez dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë”, citohet të ketë thënë Albin Kurti.

    Gazeta thotë se Kosova tashmë e sheh Malin e Zi si aleatin e saj të vetëm kundër Beogradit, duke qenë se tashmë Tirana zyrtare po e mbështet krijimin e projektit të quajtur ‘minishengen”, transmeton expres.

    Tutje kanë përmendur edhe deklaratat e kreut të VV’së lidhur me atë se raportet Kosovë- Mal i Zi janë shumë të mira dhe se Prishtina e vlerëson mbështetjen e Podgoricës kur bëhet fjalë për pavarësinë.

    Ndryshe marrëveshja për demarkacionin në mes dy shteteve është ratifikuar në dy Kuvendet respektive, dhe tashmë mbetet në dorën e Malit të Zi nëse dëshiron të rihapë atë apo jo. Kështu ka deklaruar ish-kryeministri, Isa Mustafa.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tërmet në Shqipëri
    • Dështon edhe tentimi i 46-të për konstituim të Kuvendit
    • Duda Balje: Besoj që presidentja ka pasur informacion për ndaljen e luftës – moskonstituimi është normalizuar
    • Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë
    • Policia jep detaje për plagosjen në Vushtrri: Viktima ishte duke e ruajtur një pronë private
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.