Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Matoshi: Vendimi i PZAP-së ktheu ligjshmërinë në vend

    19/11/2019 | 18:58
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Fatmir Matoshi i AKR-së për Klan Kosova ka deklaruar se janë optimistë që koalicioni i tyre do të arrijë të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës gjatë këtij mandati, por që presin të përfundojë i gjithë procesi i rinumërimit të votave.

    “Më e rëndësishme për ne është që vendimi i PZAP-së dhe Gjykatës Supreme e ka kthyer ligjshmërinë në këtë vend dhe votat e kontrabanduara nuk janë më pjesë e një rezultati”.

    “Sa kemi informata ne qëndrojmë mirë, megjithatë është një diferencë shumë e vogël e votave. Varësisht prej gabimeve ose lëshimeve që kanë mundur të ndodhin gjatë procesit, por ne besojmë fuqishëm që votat janë të mjaftueshme që AKR-Nisma të jetë pjesë e përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës, mirëpo presim të përfundojë procesi. Behet fjale për pak vota dhe nuk duam të paragjykojmë”.

    “Ne jemi përballë me shume sfida. S’jemi të kënaqur me rezultatin që e kemi arritur dhe pastaj është dashur të parashtrohen shumë ankesa në PZAP dhe gjykatë, dhe s’kemi folur ende se çka do të bëjmë pas certifikimit të rezultateve”.

    “Tashmë dihet që Vetëvendosje është e para dhe është përgjegjësi e saj që të krijojë institucione të reja”.

    “Si AKR s’kemi pas vija të kuqe, por përgjegjësinë e ka VV dhe asaj i mbetet që të zgjedhë se me kë të bashkëpunojë. Derisa ata nuk na thërrasin ne s’kemi arsye që të mendojmë për atë punë. Ne jemi komodë edhe në opozitë. Të shohim, të presim. Nëse ky koalicion i Vetëvendosjes dhe LDK-së do të kenë nevojë për ne, sigurisht se do të na thërrasin, nëse jo i urojme suksese”.

    “Me Nismën nuk do të kemi asnjë dakordim për t’u bashkëngjitur me një qeveri sepse e drejta për të bërë thirrje për t’iu bashkëngjitur në qeveri është e VV-së”.

    “Ne nuk kemi nevojë të përgjigjemi derisa nuk jemi të thirrur. Ajo që do të ndodhë në të ardhmen do të jetë e rëndësishme. Mirëpo ajo që nuk është e pëlqyeshme për ne është kur thuhet se ‘me ato parti që kanë bashkëqeverisur me PAN-in nuk do të bëjmë koalicione’, përderisa përditë i shohim liderët e Lëvizjes Vetëvendosje pikërisht me subjekte politike të cilat kanë qenë në bashkëqeverisje me ne dhe me PAN-in gjatë mandatit të kaluar në takime, në bisedime edhe në negociata për qeverisjen e ardhshme”, u shpreh ai për emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dafina e sjellë edhe një këngë për këtë verë, “Inshallah”
    • Gjobitet me 500 euro shoferi 25-vjeç në Ferizaj, i konfiskohet edhe vetura
    • Kushtetuesja merr vendim: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99
    • Osmani thirrje nga SHBA që sa më shpejt të bëhen numrat për Kuvend e Qeveri: Po humbim shumë, financiarisht e në imazh
    • Miratohen 566 kërkesa për ndërrim të qendrave të votimit, 66 të tjera u refuzuan
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.