Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka folur për zhvilliet e fundit në vend me theks të veçantë për rinumërimin e votave dhe kalimin e pragut nga koalicioni NISMA-AKR-PD.
Kalimin e pragut Limaj e ka quajtur si proces të mbyllur nga dita e djeshme, me përfundimin e rinumëritmit të votave të rregullta.
Limaj ka thënë se Vetëvendosje ka tentuar të fabrikojë rezultatin.
“Fabrikim i rezultatit me vetëdije nga VV për me dëmtu, mas pakti që u desht me interesu është partisë së parë për rezulatin, e marrim 3 deputetë ma tepër është skandaloz, asnjëherë ska ndodhë nga dikush me i marrë ato vota me dëmtu rezultatin”, ka thënë ai .
Po ashtu kryetari i Nismës ka thënë se është ligji i cili rregullon procesin zgjedhor, duke aluduar në veprimet e VV’së për votat e diasporës.
“Në qoftë së keni problem me ligjin mos spekuloni me diasporën, a duhet me i respektu ligjet që janë apo duhet me i tejkalu për interesa të ngushta”, ka thënë ai në Debat Plus në RTV Dukagjini.