Kryetari i Nismes Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me të gjitha partitë politike.
“Kur të m’thirrin secili nga grupet politike unë takohna, shkoj pij kafe me ta”, ka thënë ai.
Limaj në RTV Dukagjini ka folur edhe për takimin me të parin e LDK-së, Isa Mustafën.
“Jam takuar me Isa Mustafën pas zgjedhjeve kemi pirë kafe por, kemi kontakte të rregullta për çdo ditë. Nuk kemi folur për asnjë skenar”, ka thënë Limaj në lidhje me atë se a ka mundësi LDK ta lë koalicionin e mundshëm me VV-në e të bëjë koalicion me NISMËN./ Insajderi.com