Sindikata e Koorporatës Energjetike të Kosovës nuk po pajtohet me Ligjin e Pagave, këta të fundit, sot kanë paralajmëruar se punëtorët do të protestojnë dhe do të hyjnë në grevë, shkruan Gazeta Metro.
Këtë të fundit e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Nexhat Llumnica, nënkryetar i kësaj sindikate, i cili ëktë ligj po e konsideron diskrimunues.
“Diskriminimi me ligjin për paga ky hyn edhe KEK’u. Marrëveshja kolektive, sektoriale, pashmangshëm na shtynë në protesta e greva”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Ministria e Financave ka bërë të ditur se Ligji për Paga i miratuar në shkurt të këtij viti, do të fillojë të impementohet gjatë muajit dhjetor.
Nga zyra e Avokatit të Popullit thonë se në bazë të ankesave që kanë marrë, nëse ky ligj nuk shkon në Kushtetuese, atëherë zbatimi i tij edhe mund të jetë i mundshëm./gazetametro.ne