Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kosova miqësore në Basketboll me Shqipërinë për 28 nëntorin

    20/11/2019 | 12:00
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Për nder të Ditës së Flamurit, më 28 Nëntor, do të zhvillohet miqësorja ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në basketboll. Ndeshja do të zhvillohet në Shkodër, të enjten nga ora 17:00.

    Kosovën në këtë ndeshje do ta udhëheqë Bujar Loci, derisa ekipi do të përbëhet nga lojtarët e Superligës.

    Shqipëria dhe Kosova gjithmonë kanë pasur bashkëpunim të mirë dhe kanë zhvilluar ndeshje miqësore për festat kombëtare dhe shtetërore.

    Drejtori i Përfaqësueses së Kosovës, Granit Rugova, ka thënë se bashkëpunimi ndërmjet dy federatave është i mirë dhe kjo dëshmon, edhe me zhvillimin e kësaj miqësore vëllazërore.

    “Ne kemi pranuar me kënaqësi ftesën nga Federata Shqiptare e Basketbollit të zhvillojmë këtë ndeshje vëllazërore, ku rezultati është në plan të dytë. Ne gjithmonë kemi pasur bashkëpunim të mirë me Federatën Shqiptare dhe ky bashkëpunim do të thellohet edhe më shumë. Për shkak të orarit, ekipi i Kosovës do të përbëhet nga lojtarët e Superligës, derisa ndeshjen do ta udhëheqë trajneri Bujar Loci”, është shprehur Rugova për faqen zyrtare të FBK-së.

    Kosova dhe Shqipëria kanë zhvilluar shumë ndeshje miqësore ndërmjet tyre, derisa së fundi u përballën në korrik të këtij viti në Prishtinë, ku në të dyja ndeshjet fituan Dardanët.

    Ndërkohë, në pranverën e vitit të ardhshëm do të organizohet një turne në Kosovë, me katër skuadrat më të mira të Kosovës tek meshkujt dhe katër më të mirat të Shqipërisë, kurse në vjeshtën e ardhshme do të organizohet edhe një turne tjetër, me dy skuadrat më të mira të Kosovës dhe dy më të mirat nga Shqipëria.

    Ky projekt do të jetë në kuadër të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tërmet në Shqipëri
    • Dështon edhe tentimi i 46-të për konstituim të Kuvendit
    • Duda Balje: Besoj që presidentja ka pasur informacion për ndaljen e luftës – moskonstituimi është normalizuar
    • Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë
    • Policia jep detaje për plagosjen në Vushtrri: Viktima ishte duke e ruajtur një pronë private
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.