Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    FMN: Institucionet të jenë të matura për Termocentralin “Kosova e Re”

    20/11/2019 | 10:48
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Zëvendësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, gjatë vizitës që po i bën Kosovës në shënim të 20 vjetorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) ka folur për Termocentralin “Kosova e Re”.

    Ai tha se tarifat nuk janë përgjigje as për Kosovën e as për Serbinë. “Duhet të ulemi dhe të zgjidhim problemet. I bie Kosovës dhe Serbisë të kërkojnë zgjidhje dhe tensionet të mos ndikojnë në ekonomi”, tha ai.

    Zëvendësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Tao Zhang, ka deklaruar se investimet në çdo projekt duhet të jenë të shëndosha dhe financimet duhet të jenë të mira. Zhang ka folur edhe për Termocentralin e ri “Kosova e re”, e që sipas tij institucionet të jenë të matura.

    “Institucionet duhet të jenë të matura, të kujdesshëm që ta trajtojnë e ta shqyrtojnë projektin për të siguruar që të ketë nevojë financimi në nivel të kënaqshëm, por gjithsesi edhe të mbulojë kërkesat e ekonomisë lokale. Normalisht tash fillojmë të flasim edhe për energjinë e pastër ekologjike, nuk eksitojnë zgjidhje të qarta për ketë. Jemi në një udhëkryq”, tha ai në RTK.

    Sipas tij Kosova ka normat e ulëta të interesit bankar në krahasim me vendet e tjera të rajonit, edhe pse ato i kanë paratë e tyre monetare. “BQK-ja të punojë që stabiliteti financiar i Kosovës të jetë stabil”, tha ai.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tërmet në Shqipëri
    • Dështon edhe tentimi i 46-të për konstituim të Kuvendit
    • Duda Balje: Besoj që presidentja ka pasur informacion për ndaljen e luftës – moskonstituimi është normalizuar
    • Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë
    • Policia jep detaje për plagosjen në Vushtrri: Viktima ishte duke e ruajtur një pronë private
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.