Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    BE presion Albin Kurtit për formimin e Qeverisë: Ka një kusht për të sikurse SHBA’të

    19/11/2019 | 10:19
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Bashkimi Europian i ka bërë thirrje fituesit të zgjedhjeve dhe kryeministrit në ardhje, Albin Kurti, që Qeveria e re të formohet sa më shpejt dhe mos të ketë vonesa pa nevojë, shkruan Gazeta Metro.

    Janë bërë më shumë se një muaj që kur janë mbajtur zgjedhjet, por Kosova po vazhdon të jetë pa Qeveri të re, në krye të saj po vazhdon të jetë i dorëhequri Ramush Haradinaj.

    Lëvizja Vetëvendosje ju janë prishur matematikat për formimin e Qeverisë dhe koalicionit vetëm me LDK’në pas një vendimi të PZAP’it, vendim ky që bëri që koalicioni Nisma-AKR-PD të futet në Kuvend. Nga ky vendim VV humbi tre deputetë, LDK 1 dhe kështu për të rënë në 57 numri i dy partive së bashku.

    Por nga kjo vonesë është lodhur shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Natalya Apostollova, e cila ka bërë thirrje që Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës të formohen sa më parë, me qëllim që Kosova të përqendrohet në reformat e saj në të gjitha fushat.

    Apostolova ka treguar kushtin kryesor Albin Kurtit, përfshirjen e ministrave serbë në Qeverinë e tij duhet të ndodhë, meqë një gjë e tillë është e përcaktuar me Kushtetutën e vendit.

    “Qeveria dhe Kuvendi duhet të formohen sipas procedurave të brendshme, por ky proces nuk duhet të vonohet pa nevojë. Shpresojmë se formimi i Qeverisë do të ndodhë së shpejti, pasi Kosova duhet të përqendrohet në reformat strukturale, në mënyrë që ta përmirësojë jetën e popullit të saj”.

    Ky kusht për Kurtin pas SHBA’së vjen edhe nga BE’ja, ku përfshirja e Listës Serbe në Qeveri duhet të ndodhë./gazetametro.net

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Gjobitet me 500 euro shoferi 25-vjeç në Ferizaj, i konfiskohet edhe vetura
    • Kushtetuesja merr vendim: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99
    • Osmani thirrje nga SHBA që sa më shpejt të bëhen numrat për Kuvend e Qeveri: Po humbim shumë, financiarisht e në imazh
    • Miratohen 566 kërkesa për ndërrim të qendrave të votimit, 66 të tjera u refuzuan
    • Polici Rrahmani thotë se Zejnullahu kishte lëvizje të pakontrolluara – bërtiste me zë “largohuni, nuk po ju njoh”
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.