Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Albin Kurti takon diplomatët e Italisë, foli me ta për BE-në dhe NATO-n

    20/11/2019 | 10:43
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me anëtarët e kryesisë, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla, u pritën nga ministri i Mbrojtjes së Italisë, Lorenzo Guerini, dhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

    Në njoftimin në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook thuhet se ministri Guerini e uroi Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin dhe fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit.

    Ndërsa, Kurti e njoftoi ministrin mbi prioritetet e Qeverisë në ardhje për ndërtimin e një shteti të së drejtës, të barabartë në mirëqenie e të qëndrueshëm financiarisht.

    Në takim është biseduar edhe për bashkëpunimin bilateral edhe për BE-në e NATO-n.

    Postimi i plotë:

    Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti, së bashku me anëtarët e Kryesisë sonë, znj. Albulena Haxhiu dhe z. Xhelal Sveçla u pritën nga Ministri i Mbrojtjes së Italisë, z. Lorenzo Guerini dhe ambasadori i Italisë në Kosovë Piero Cristoforo Sardi.

    Në një atmsoferë miqësore z. Guerini e uroi Lëvizjen VETËVENDOSJE! për rezultatin dhe fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit. Njëherit z. Kurti e njoftoi ministrin mbi prioritetet e Qeverisë në ardhje për ndërtimin e një shteti të së drejtës, të barabartë në mirëqenie e të qëndrueshëm financiarisht. Sepse, populli vendosi që mbaroi pritja e gjatë për një qeveri të pakorruptuar dhe punëtore.

    Shprehëm falenderimin dhe mirënjohjen tonë për përkrahjen dhe ndihmën e Italisë për Kosovën për paqe, zhvillim, demokratizim e siguri. Italia është edhe fqinji më i madh i Ballkanit perëndimor.

    Bashkëpunimi ynë do të jetë i afërt dhe i sinqertë, si bilateral ashtu edhe për BE e NATO. Prandaj edhe takimet tona do të jenë sa më të shpeshta e sa më konstruktive.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tërmet në Shqipëri
    • Dështon edhe tentimi i 46-të për konstituim të Kuvendit
    • Duda Balje: Besoj që presidentja ka pasur informacion për ndaljen e luftës – moskonstituimi është normalizuar
    • Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë
    • Policia jep detaje për plagosjen në Vushtrri: Viktima ishte duke e ruajtur një pronë private
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.