Fatos Beqiraj nuk është titullar për Malin e Zi në ndeshjen kundër Kosovës.
Sulmuesi shqiptar nga Peja, që luan për reprezentacionin e Malit të Zi, Fatos Beqiraj, nuk do të luajë nga minuta e parë në “Fadil Vokrri”, transmeton Insporti.
Në takimin e parë të luajtur në muajin qershor në Podgoricë, Beqiraj ishte titullar kundër Kosovës, në barazimin 1:1.
Por, sot ai do ta nis takimin nga banka rezervë, derisa sulmi i malaziasve do të udhëhiqet nga Stefan Mugosa.
Më poshtë keni formacionin zyrtar të Kombëtares së Malit të Zi. /Insporti.com/