Zafir Berisha është deklaruar për disa mangësi në procesin zgjedhor.
Kryetari i Nismas Social Demokrate në Prizren, Zafir Berisha është deklaruar për disa mangësi në procesin zgjedhor.
Sipas tij, votat e NISMA-s janë transferuar qëllimisht në një subjekt tjetër politik.
Statusi i plotë:
Edhe pse dita zgjedhjeve nuk është përcjell me parregullsi si nga e kaluara, ato nuk kaluan edhe pa probleme që po del të jen të orkestruara.
Bartja e votave në qendrën votuese 2042 A dhe në qendra tjetra votuese në Prizren nga Nisma me nr.122 në subjektit nr.121 është tregues se dikush është i interesum të krijoi opinion të gabuar me vetëdije.
Mosbarja në faqen zyrtare të KQZ të votave nga qendrat votuese 2041A Billushë, 2032A Vlashnje, 2048A Petrovë e ndonjë qendër tjeter edhe pse nuk janë qendra të mëdha votuese, dyshoi se po bëhen me qëllim për me i dhënë “material” atyre që nuk janë ndalur duke “hangër” kundër Nisma-s dhe procesit zgjedhor!