Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    VV-ja merr mbështetje nga Internacionalja Socialiste

    03/10/2019 | 09:20
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nga Lëvizja Vetëvendosje bëjnë të ditur se kanë marrë mbështetje nga organizata Internacionalja Socialiste, e cila përbëhet nga 147 subjekte socialdemokrate nga e gjithë bota dhe pjesë e së cilës është edhe kjo parti.

    Ata me anë të një letre kanë thënë se e në këto zgjedhje e mbështesin Albin Kurti, si kandidatë për kryeministër në këto zgjedhje nga VV-ja.

    Ja postimi i plotë i VV-së në Facebook:

    Mbrëmë Lëvizja VETËVENDOSJE! pranoi mbështetjen ndërkombëtare të radhës. Internacionalja Socialiste, organizatë e cila përbëhet nga 147 subjekte socialdemokrate nga e gjithë bota dhe pjesë e së cilës është edhe Lëvizja VETËVENDOSJE!. Nëpërmjet letrës së mëposhtme Internacionalja Socialiste mbështet Lëvizjen si qeverisja e ardhshme dhe Albin Kurtin si kryeministri i saj, si zgjidhjen e vetme për situatën e rëndë politike, ekonomike dhe sociale në Republikën e Kosovës.

    Më poshtë gjeni letrën e përkthyer ne shqip:

    I dashur shok, I dashur mik,

    Në emër të familjes botërore politike të Internacionales Socialiste, anëtare e së cilës është edhe subjekti juaj, është kënaqësia ime që t’ua dërgoj juve, dhe nëpërmjet juve të gjithë anëtarëve të Lëvizjes VETEVENDOSJE!, urimet më të mira për sukses në zgjedhjet e ardhshme të 6 tetorit.

    Në këtë kohë të vështirë e cila aktualisht na sundon, ekonomikisht ashtu sikurse politikisht, sot është më e qartë se asnjëherë më parë se populli i Kosovës do të përfitonte nga programi i juaj socialdemokrat, të cilin e përfaqësoni dhe për të cilin e angazhoheni ju e i cili bazohet në vlerat dhe parimet të cilat i ndajmë të gjithë gjithandej në familjen tonë botërore politike. Në këtë përpjekje, ju mund të llogarisni në mbështetjen e Internacjonales Socialiste.

    Suksesi juaj në zgjedhjet e se dielës është sukses për të gjithë ne dhe është e sigurtë që do të jetë e dobishme jo vetëm për Kosovën, por edhe për regjionin dhe më gjerë.

    Përshëndetje vëllazërore,

    Luis Ayala

    Sekretar i Përgjithshëm

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.