Vushtrria ka pësuar debakël në udhëtim nga Drita e Gjilanit e cila ka mposhtur ekipin bardhë e kaltër me rezultat 5:1.
Kjo është edhe humbja e dytë rradhazi për Vushtrrinë, pas humbjes nga Prishtin javën e kaluar, dhe Ballkani para dy javësh.
Epërsinë dhe golin e parë për Driten e shënoi Cardoso në minutën e 21-të pas asistimit të Krasniqit.
Një autogol ndodhi në minutën e 39-të kur De Souza padashje shënoi në portën e tij, për epërsinë 2:0 të Dritës, që ishte edhe rezultati final i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë Betim Haxhimusa shënoi në minutën e 50-të për 3:0 pas asistimit të Xhevdet Shabanit, i njëjti shënoi në minutën e 65-të.
Vushtrria golin e vetëm e shënoi në Penalti, ku realizoi Matheus nga pika e bardhë, gjerësa Gjilanasit shënuan sërish me Haxhimusa për 5:1.