Zërat e parë dhe statistikat nga tereni flasin se Rrezarta Krasniqi e LDK-së, dhe Gazmend Gjyshinca nga Vetëvendosje do të përfaqsojnë me gjasë Vushtrrinë në Kuvendin e Kosovës.
Ndonëse ka ende punë deri në zyrtarizimin e plotë të mandatit, pasi duhet numëruar edhe votat me kusht dhe ato diasporës, megjithatë tashmë me një këmbë që të dy emrat thuajse kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Krasniqi është më e votuara në listën e LDK-së në Vushtrri pas Vjosa Osmanit, dhe më e votuara nga të gjitha subjektet politike, gjerësa Gjyshinca duke të qëndroj njëjtë sipas burimeve tona dhe edhe ai ka siguruar ulësen në Kuvnedin e Kosovës.
Ajo që përbën dallimin këtë herë është se qyteti, dhe komuna jonë do të përfaqsohet me dy emra të rinjë, krahasuar me të kaluarën kur deputetë më në moshë kanë përfaqsuar komunën si Kurtan Kajtazi, Xhevahire Izmaku, e Aida Dërguti.
Ndërkohë që pritet edhe emri i tretë pas një gare të ngushtë brenda PDK-së, për të finalizuar të plotë e listën e të rinjëve që Vushtrria dërgon për përfaqsim në Kuvendin e Kosovës.