Vushtrria sërish nuk ka arritur të nxjerr një rezultat më pozitiv në ndeshjen me Flamurtarin, ku vushtrriasit arritën të nxjerrin vetëm një barazim.
Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me golin e Lushakut në minutën e 30-të, rezultat minimal ky që i çoi në pushimin 15 minutësh të dyja ekipet.
Ishte minuta e 61-të e pjesës së dytë dhe Matheus dyfshion rezultatin për 2:0, një rezultat ky që u ngushtua më vonë nga Flamurtari me golin e Egzon Krasniqit në minutën e 68-të.
Golin e barazimit për mysafirët e shënoi Stullqaku në minutën e 80-të që ishte edhe rezultati final i takimit Vushtrria – Flamurtari 2:2.