Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Vuçiq takohet me Listën Serbe, ka një kërkesë për zgjedhjet në Kosovë

    04/10/2019 | 14:47
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Aleksandar Vuçiq ka pritur sot në presidencën e Serbisë të gjithë kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në Kosovë.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar sot me kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në Kosovë.

    Vuçiq ka zhvilluar takim me 17 kandidatët e Listës Serbe për deputetë, derisa prezent ishte edhe drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

    “Dua t’u bëjë thirrje të gjithë serbëve në Kosovë të marrin pjesë në zgjedhjet e 6 tetorit dhe të votojnë me vetëdijen e tyre, e lutja ime është që të votojnë për Listën Serbe”, deklaroi Vuçiq, raporton “B92”, transmeton lajmi.net. Ai është ankuar për mënyrën e zhvillimit të fushatës.

    “Keni qenë në gjendje të shihni fushatën e përbashkët e brutale që është udhëhequr në Kosovë. Atë fushatë e kanë udhëhequr të gjitha partitë politike shqiptare dhe të gjithë kanë folur se sa e rëndësishme është të bisedohet me serbët por jo me Serbinë”, shtoi ai.

    “Të gjithë të tjerët kanë qenë të lirë të vijnë, por askush nga ne këtu nuk ka qenë i lejuar të përshëndes popullin e tij dhe përfaqësuesit e popullit të tyre. Listës Serbe po ashtu ia ndaluan transmetimin e një spoti që e kishin krijuar për shkak të slloganit: Thërret Serbia”, u shpreh Vuçiq

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.