Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, pas dëshpërimit të djeshëm ishte sot më sfidues me deklaratat në publik. Dje qarkullonte në media serbe se Vucic ishte zhgënjyer nga çka kishte dëgjuar nga Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e sot ishte provoi të qetësonte publikun serb dhe t’i siguronte ata, transmeton Gazeta Metro.
Vucic vazhdoi fushatën e tij të quajtur Buducnost Srbije (Ardhmëria e Serbisë) , ku si pjesë e saj viziton rajone të Serbisë.
Në vizitën e tij në komunën e Blace vizitoi vend punishten e ndërtimit të rrugës dhe aty përveç përfitimeve ekonomike për atë rreth të shtetit serb la porosi edhe për çështjen që ka vëmendjen opinionit publik serb.
Vucic ishte këmbëngulës të tregoj se ka në kontroll situatën dhe të siguroj serbët për këtë. Ai tha “se nuk do të lejoj që Serbia të përulet me çfarëdo zgjidhje për Kosovën”.
“Luftërat nuk na duhen, na duhet paqja, por, kurrë nuk do t’i lejoj askujt ta përulë Serbinë me zgjidhje dosido. Më të lehtë e kam të paguaj unë çmimin, por Serbia nuk do të paguaj atë çmim të nënçmimit e përuljes” tha Vucic.
Vucic përsëriti qëndrimin e tij dhe qeverisë së tij se me rritjen e ekonomisë dhe me ngritje të respektit për Serbinë në botë do të kthehet ajo që qeveria paraprake “e humbi me sukses të madh” në Kosovës.
Vucic i pyetur se a do të emërojnë Rusia dhe Kina emsiarë specialë për dialogun Kosovë-Serbi dhe se a do të ishte gjendja më ndryshe sikur të mos ishte bartur çështja e Kosovës nga OKB’ja tek BE’ja, tha se nuk e vlen të flitet për atë se çka do të ndodhte sikur kjo apo ajo./gazetametro.net