Procesin e votimit e ka përfunduar para pak çastesh edhe kandidati për deputet i Vetëvendosjes! nga Vushtrria, dhe nënkryetari aktual i Komunës së Vushtrrisë, Besim Muzaqi.
“VVotova unë, voto i dashur qytetarë është mundësi e rrallë!” ka shkruar Muzaqi në llogarinë e tij të facebookut.
Muzaqi është kandidati i fundit nga Vetëvendosje! që sot ka përfunduar procesin e votimit, ku më parë për këtë kanë njoftuar edhe Fjolla Ujkani, Sylejman Meholli, dhe Gazmend Gjyshinca.