Shpesh herë pacientë të shumtë detyrohen të presin për orë të tëra në mungesë të doktorëve në Qendrat Spitalore në Kosovë.
Këtë herë një pritje të tillë po e bëjnë shumë fëmijë dhe prindër në Klinikën Pediatrike në QKUK.
Sipas lexuesve të Indeksonline të cilët gjenden në këtë klinikë edhe pse ka kaluar ora nëntë, doktorët nuk janë në vendin e punës.
Një vonesë e tillë nuk ishte paralajmëruar, ndërsa pasojat e kësaj sigurisht se barten vetëm tek pacientët e në këtë rast edhe më të ndejshëm siç janë fëmijët./Indeksonline/

