Mërgim Vojvoda ka thënë se ai së bashku me djelmoshat tjerë të Kombëtarës së Kosovës kanë kryer një punë perfekte në ndeshjen kundër Malit të Zi.
Ai është shprehur i kënaqur me mbështetjen që kanë marrë nga tifozët dhe ka kërkuar edhe më shumë mbështetje për ndeshjen me Anglinë, njofton Klan Kosova
“Ne kemi treguar shumë vetëbesim sepse e kemi ditur se duhet gjithsesi ta kryejmë punën dhe e kemi kryer punën perfekt”.
“Kryesorja është se nuk kemi marrë gola. Duhet të theksohet se në ndeshjen tjetër na duhet edhe më shumë përkrahje”.

