Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së Vjosa Osmani po qëndron në SHBA nga ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të lartë të Departamenit të Shtetit Amerikan.
Ajo gjatë ditës së sotme është pritur nga Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Mathew Palmer raporton Gazeta Blic.
Osmani thekson se kanë diskutuar me Palmer për punë të rëndësishme që e presin Kosovën.
Postimi i plotë:
Sot në Departamentin e Shtetit u prita nga Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Mathew Palmer, i cili është po ashtu Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor.
Diskutuam për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe punët e rëndësishme që na presin përpara .