Kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk do të festojnë derisa të numërohet edhe vota e fundit.
Ajo tha se shpreson për një numër të madh votash nga numërimi i atyre me kusht dhe të mërgatës, njofton Klan Kosova.
“Në radhë të parë falënderoj të gjithë qytetarët për pjekurinë politike për një fitore të madhe të opozitës. Falënderoj votuesit e LDK-së për mpërkrhajen masive që brenda një muaji ta ngrisim dhe ta rikthejmë fuqishëm partinë. Nuk mund të shpallet fituesi presim numërimin deri në votën e fundit”.
“Fitoren do të përcaktojnë votat me kusht dhe mërgimtarët, të cilët i falënderoj që kanë ardhur për të arritur historik. Do të presim rezultatin final, dallimi ka qenë i vogël herë del LDK e parae nganjëherë edhe VV-ja. Tani besoj që dallimi është 0.7 për qind dhe është e domosdoshme numërimi i votave me kusht dhe atyre të nmërgatës për ta bërë rezultatin përfundimtar”.
“Ne do ta pranojmë dhe respektojmë vendimin e sovranit çfarëdo qoftë ai. Mendoj që secili prej nesh duhet të respektojë këtë. Shpresoj që procesi të shkojë pa asnjë problem deri në fund”.
Osmani ka thënë se është e lumtur që “opozita e sotme do të jetë pozitë e së nersërmes”. Por se a do ta pranojë postin e kryeparlamentares nëse hyn në koalicion me Vetëvendosjen ajo tha se është ende herët për të thënë diçka të tillë.
“Nuk janë çështje që zgjidhen me diskutime individuale apo në studio televizive. Të mos e rrezikohet bashkëpunimin i ardhshëm me VV-në. Opozita i çon në opozitë pozitën dhe kjo është më me rëndësi sesa fakti se çka merr. Besoj që dy partitë do të ulemi dhe të diskutojnë. Nuk e di cili do të jetë rezultati përfundimtar sepse është edhe programi. Kemi shpreh gatishmërinë që opozita e sotme të jetë pozitë e nesërme”.