Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Vjosa Osmani, gruaja që po e sfidon politikën “e ndyrë” të Kosovës për të qenë kryeministre

    03/10/2019 | 11:33
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Mediumi i njohur botëror AFP i ka kushtuar sot një shkrim kandidates për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani. Në të thuhet se ajo mund të ngrihet mbi politikën “e ndyrë” të Kosovës, pasi synon të bëhet kryeministrja e parë grua e vendit.Nëse Vjosa Osmani, e cila thotë se gjinia e saj është një përparësi, do të arrijë qëllimin e saj në zgjedhjet e 6 tetorit, kjo do të përbënte një ndryshim rrënjësor në një shoqëri thellësisht patriarkale siç është Kosova.Duke parë mbrapa fëmijërinë e saj në Kosovën e veshur me konflikte, Vjosa Osmani kujton se si dëgjonte qetësisht, ndërsa dhjetëra burra mblidheshin në shtëpinë e babait të saj për të diskutuar të ardhmen politike të Kosovës.

    Dy dekada më vonë, 38-vjeçarja është e vendosur të jetë ajo që do të drejtojë mbledhjet pasi ka dhënë ofertën e saj për t’u bërë Kryeministrja e parë grua e Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit.Ky do të ishte një ndryshim rrënjësor në një shoqëri patriarkale, ku burrat mbretërojnë në politikë, biznes dhe shpesh edhe në shtëpi.Por, Osmani thotë se gjinia e saj është një përparësi.

    “Unë mundem pikërisht sepse jam grua”, i tha ajo AFP-së nga selia e partisë së saj, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).Profesoresha e drejtësisë me flokë kaçurrele, e shndërruar në deputete të parlamentit, shpreson të përfitojë nga vala e zhgënjimit të qytetarëve ndaj burrave që e kanë shndërruar demokracinë e re nga pavarësia e saj më 2008, në një vend të korruptuar dhe të varfër.

    Krahina e dikurshme ende drejtohet nga komandantët etnikë shqiptarë, të cilët luftuan Serbinë gjatë luftës 1998-99 dhe për të cilët barazia gjinore nuk është me rëndësi.

    Përderisa një kuotë siguron përfaqësimin e grave në parlament, pozitat vendimmarrëse mbeten në pjesën më të madhe arenë burrash.

    Burrat drejtojnë të gjitha komunat e Kosovës (38), ndërsa kabineti i mëparshëm qeveritar me 21 anëtarë mburrej me vetëm një ministre grua.

    Presidenti Hashim Thaçi gjithashtu ka vetëm një grua në kabinetin e këshilltarëve politikë.

    Ndërsa, parlamenti emëroi një presidente femër, Atifete Jahjaga, në 2011, njerëzit kurrë nuk kanë zgjedhur një grua për të udhëhequr qeverinë.

    Politikë e ndyrë

    Vjosa Osmani dëshiron ta ndyrshojë këtë mentalitet dhe ta rrisë mbështetjen për njërën prej partive më të mëdha dhe të vjetra të Kosovës, themeluesi i së cilës, Ibrahim Rugova, konsiderohet “babai i kombit”.

    Analistët thonë se ajo ka një shans të madh për të marrë një pjesë të madhe të votave në ditën e zgjedhjeve.

    Megjithatë, skena e fragmentuar politike e Kosovës do të thotë që asnjë parti nuk do mund të fitojë një shumicë absolute, duke e lënë Osmanin të krijojë një koalicion për të hequr nga qeverisja PDK-në, në pushtet që nga viti 2007.

    “Ne do t’i heqim nga pushteti ata që e kanë ngulfatur Kosovën”, u tha ajo mbështetësve gjatë një tubimi elektoral të martën në mbrëmje në Pejë.

    “Më 6 tetor, ne do t’i dërgojmë PDK-në dhe partnerët e saj të korruptuar në një opozitë të gjatë.”

    Pasi studioi të drejtën ndërkombëtare në SHBA dhe punoi si profesoreshë, Vjosa Osmani u bë deputete në vitin 2011, duke ardhur ballë për ballë me ato që ajo i përshkruan si skena politike “të ndyra” të Kosovës.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    • Bastisje në Vushtrri, policia sekuestron armë dhe municion, një person i ndaluar
    • Vranësira dhe intervale me diell – parashikimi i motit për ditën e premte
    • Arrestohet shtetasi serb për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
    • Arrestohet një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.