Pretendenti për postin e kryeministrit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se do të kujdeset më shumë për personat me aftësi të kufizuara.
Këtë ai e bëri të ditur me anë të një postimi në Facebook, si vijon:
“Ne duhet ta rrisim kujdesin institucional dhe shoqëror për personat me aftësi të kufizuara”.
“Si kryeministër i ardhshëm do të angazhohem që ta rris ndërgjegjësimin e shoqërisë, duke luftuar stereotipet, paragjykimet dhe praktikat e dëmshme lidhur me këtë kategori shumë të ndjeshme shoqërore”.
“Ata meritojnë më shumë përkrahje, më shumë mundësi nga institucionet dhe nga tërë shoqëria jonë! Së bashku mund ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët, për shtetin tonë!”.

