Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Veseli në Skenderaj: Në Drenicë flet puna, këtu i dhamë fund Serbisë

    03/10/2019 | 18:38
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Lideri i PDK-së, Kadri Veseli në bastionin më të madh të PDK-së në Kosovë, Skenderaj ka thënë se në Drenicë flet vetëm puna.

    ”Në Drenicë flet vet puna, në Drenicë i ka ardhë fundi Serbisë. E ka filluar herët 1912 Ahmet Delia, e ka vazhduar Azem Galica më 1924, e ka vazhduar Shaban Polluzha më 1945 dhe ia ka preh rrënjët më 1999 Adem Jashari”, ka thënë Veseli, ndërsa nga të pranishmit po brohoritej ”UÇK, UÇK”, njofton Klan Kosova.

    Veseli theksoi që Drenica është vendi i lirisë, sakrificës, i luftëtarë të lirisë dhe heronjve.

    ”Në vendin e lirisë, sakrificave, ku kemi aq shumë luftëtarë të lirisë, kaq shumë heronj, dua të them se më 6 tetor kemi referendum”.

    ”Dhe qytetarët e Republikës së Kosovës do dinë t’i përgjigjen këtij referendumi masovikisht drejt së ardhmes euroatlantike duke votuar për Partinë Demokratike të Kosovës”.

    ”Kam qenë këto ditë në shumicën e qyteteve në Republikën e Kosovës, pash një entuziazëm të qytetarëve i cili ka vetëm një emër më 6 tetor është fitorja e madhe e Kosovës fitorja e PDK-së”.

    Ai në këtë tubim elektoral ka premtuar se me qeverisjen e PDK-së do të investohet në Drenicë, njëjtë si në komuna tjera të Kosovës.

    Veç kësaj Kadri Veseli ka përsëritur premtimet e tij për luftim të korrupsionit, forcimin e marrëdhënieve me SHBA, për rritjen e pensioneve, ndërtimin e çerdheve etj.

    ”Ne duam që të gjithë së bashku ta ruajmë këtë që kemi arritur me shumë sakrifica. Më 6 tetor dëshiroj që gjithë këtë entuziazëm ta bartni këtu në të gjitha familjet këtu në Drenicë”.

    ”Kandidatët e PDK-së janë 110 , janë njerëz bashkatdhetar, luftëtarë të lirisë, bijë e bija të dëshmorëve, intelektualë. Janë 11 deputetë nga komuna e Skenderajt dhe ata duhet të vijnë në Kuvendin e Kosovës”.

    ”Sa më e fortë është PDK aq më e fortë është Kosova, sa më e fortë është Kosova aq hic janë ëndërrat e Serbisë”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.