Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Veseli: Krijimi i fuqisë punëtore e bazuar në nevojat e tregut, e vetmja shpresë për Kosovën

    03/10/2019 | 16:14
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Agjencinë për Aftësim Profesional, raporton EkonomiaOnline.

    Aty tha se krijimi i fuqisë adekuate punëtore e bazuar në nevojat e tregut, është e vetmja shpresë për Kosovën.

    “Qëllimi im, orientimi im është tepër i qartë, politika programore që e fuqizojnë dhe integrojnë të rinjtë, sektorin e teknologjisë së informacionit, inovacioneve, pastaj aftësimi profesional, do ndalem te kjo pjesë. E vetmja shpresë e Kosovës është për krijimin e fuqisë adekuate punëtore e cila është në bazë të nevojave të tregut, ndërmarrësve. Unë kam vizituar shumë ndërmarrës dhe jam krenar për këtë kemi një problem të madh në kërkesat e tyre, se nuk kanë fuqi adekuate punëtore. Kur ne kemi parasysh se kemi kaq shumë të papunë, do të thotë nuk kemi fuqi adekuate punëtore. Pikërisht këtu është defekti i sistemit tonë të cilën duhet të përmirësohet, aspekti i sistemit tonë edukativo-arsimor. Orientimi në baza profesionale të rinisë e cila i ka këto aftësi, ecuri dhe ka dëshirë me qenë deri aty. I edukuar por përgatitet për tregun e punës”, është shprehur ai.

    Ai u zotua se do të investojnë shumë në aftësimin profesional të të rinjve tanë që të jenë të gatshëm dhe të përgatiten për tregun e punës.

    Fikrije Zymberi, nga Agjencioni për Aftësim Profesional, përmendi disa sfida me të cilat përballet ky institucion.

    “Është shumë mirë që ky institucion i ri të  vizitohet nga niveli juaj. Kjo na jep shpresë që ky ka me qenë një institucion funksional, ekzekutues i politikave të aftësimit profesional. Ky është institucion i ri. Ne funksionojmë si agjencion, mirëpo jo edhe ashtu siç e parasheh ligji. Dmth dy vite ka kalua si fazë pilote, fillimisht janë marrë gjashtë agjencinë të aftësimit profesional në qendër të kompetencës dhe dy shkolla të tjera që rangohen të jenë shumë shpejt me ndihmën e donatorëve. Pas fazës pilote ligji parasheh që të gjitha institucionet e aftësimit profesional të kalojnë në menaxhimin e kësaj agjencie, gjë që kjo nuk ka ndodhë, shpresoj që në një të ardhme më të afërt”

    Mirëpo, sipas saj, kjo kërkon staf, shtim të shkollave dhe shtim të buxhetit.

    I pranishëm ishte edhe drejtori i shkollës së mesme të lartë profesionale “Shtjefën Gjeqovi”, i cili tha se kanë mësim edhe për të rritur që shkojnë e aftësohen për atë që duan që sipas tij janë rreth 200 çdo vit.

    Sipas tij, shkollat profesionale janë elite dhe shkalla e punësimit nga kjo shkollë çdo vit është 77%

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tragjedi në Dragash: Dyshohet se djali e vr*au nënën e tij
    • Kurti: Serbia e ka kuptuar se Kosova është shtet
    • B2 dhe A3 të KEK-ut pritet të rikthehen në operim gjatë mbrëmjes
    • KESCO: Sistemi elektroenergjetik aktualisht po operon në kushte të vështira dimërore
    • Shkaktoi aksident me katër të lënduar dhe u largua nga vendi i ngjarjes, kapet shoferi në Prishtinë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.