Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Veseli iu drejtohet të rinjve: Çdo vendim që marr do të krijojë të ardhme më të mirë për ju

    04/10/2019 | 21:08
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kandidati për Kryeministër nga PDK-ja, Kadri Veseli, ka thënë se ka dëgjuar rrahjet e zemrave të të rinjve plot me besim për të ardhmen që do ta ndërtojmë së bashku.

    “I kam dëgjuar të gjithë. Dhe po ju them me vendosmëri: e di çfarë i duhet Kosovës. Drejtimin që duhet ta marrë Kosova, brenda dhe jashtë. E di çfarë duhet bërë. E di çfarë duhet bërë për të riun dhe të moshuarin, për nxënësin, studentin, inovatorin, mësuesin, profesorin, mjekun, infermieren, ndërmarrësin, fermerin, ndërtimtarin, sportistin, artistin, minatorin, pensionistin, kamarierin, taksistin, shitësin, amvisen, punëtorin, por sidomos për të papunësuarin. E di çfarë duhet bërë për veteranët, familjet e martirëve dhe dëshmorëve. Për Kosovën tonë të shenjtë”, ka thënë Veseli. Veseli ka thënë se PDK-ja ofroi vizionin e vërtetë për ta luftuar korrupsionin dhe ndërtuar një të ardhme më të mirë për të rinjtë në Kosovë, duke forcuar lidhjet me Amerikën. Ai ka thënë se çdo vendim që do ta marrë synon të krijojë një të ardhme më të mirë për të rinjtë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.