Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Veseli: Bizneset nuk do ta paguajnë më TVSH’në në kufi

    02/10/2019 | 12:25
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Kadri Veseli është takuar me qindra ndërmarrës në Ferizaj ku ka theksuar se ndërmarrësit janë motorë të rritjes ekonomike në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.


    Në këtë takim Veseli ka theksuar rolin e pazëvendësueshëm të ndërmarrësve në krijimin e vendeve të reja të punës.

    “PDK’ja nuk do t’i ngarkojë bizneset me asnjë tatim të ri dhe nuk do t’i rrisë as tatimet ekzistuese. Do të ndodhë e kundërta, ne do të ofrojmë lirime, incentiva dhe do ta eliminojmë burokracinë”, ka thënë Veseli.

    Postimi i plotë i Kadri Veselit në Facebook:

    Me vetiniciativën e tyre, me guximin, punën dhe talentin, ndërmarrësit kudo në Kosovë janë motorë të rritjes ekonomike. Në një takim me qindra ndërmarrës në Ferizaj theksova rolin e pazëvendësueshëm të tyre në krijimin e vendeve të reja të punës.

    PDK-ja nuk do t’i ngarkojë bizneset me asnjë tatim të ri dhe nuk do t’i rrisë as tatimet ekzistuese. Do të ndodhë e kundërta, ne do të ofrojmë lirime, incentiva dhe do ta eliminojmë burokracinë. Ne do ta bëjmë zhvendosjen e pagesës së TVSH-së nga kufiri në brendësi të vendit, në mënyrë që bizneset ta paguajnë TVSH-në vetëm kur malli të jetë në duar të konsumatorëve.

    Malli i importuar mund të qëndrojë pa u shitur edhe me vite, kështu që duke mos paguar më TVSH-në në kufi, bizneset mund të kursejnë dhe të investojnë më shumë në zgjerimin e veprimtarive të tyre. Asnjë biznes më nuk do të ketë nevojë të marrë kredi për të paguar TVSH-në, duke minimizuar kështu edhe koston e interesave. #PDK112. /gazetametro.net

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.