Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha e ka publikuar listën e futbollistëve të cilët janë ftuar për dy ndeshjet e ardhshme të cilat do t’i zhvillojë Kosova dhe ka dhënë disa komente për këtë listë.
Berisha është shprehur i lumtur që në skuadër është rikthyer Milot Rashica dhe Herolind Shala.
Po ashtu Valoni ka kërkuar përkrahje maksimale nga tifozët dhe është i bindur se nuk do t’i zhgënjej ata.