Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Uran Ismaili: LDK kopjon premtimet e PDK-së për shëndetësi dhe pensionistët

    03/10/2019 | 18:10
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani, gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët në Prishtinë, iu ka premtuar atyre rritje te pensioneve dhe barna falas.

    Por lidhur me këto premtime të saj, menjëherë ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës, njofton Klan Kosova.

    Është Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili i cili në profilin e tij në Facebook ka ironizuar me premtimet e Vjosa Osmanit.

    ”Faleminderit Vjosa që ke lexuar me vëmendje programin e Partisë Demokratike të Kosovës. Premtimet e tua për pensionistët, burim kanë programin tonë. Premtimet e tua për shëndetësinë, PDK-ja veçse është duke i përfunduar”, ka shkruar Ismaili.

    Ai më tej ka ftuar Vjosa Osmanin që të lexojë edhe pjesën ku PDK premton se do të legalizojë 350 mijë prona, ku do të lirojë bashkatdhetarët nga pagesat e kartonit të gjelbër, ku do të ndërtojë 300 çerdhe në mbarë Kosovën, ku do të luftojë korrupsionin dhe forcojmë aleancën me Amerikën.

    ”Faleminderit Vjosa që ke lexuar me vëmendje programin e Partisë Demokratike të Kosovës! Premtimet e tua për pensionistët, burim kanë programin tonë. Premtimet e tua për shëndetësinë, PDK-ja veçse është duke i përfunduar. Të ftoj që të lexosh edhe pjesën ku ne do të legalizojmë 350 mijë prona, ku do të lirojmë bashkatdhetarët nga pagesat e kartonit të gjelbër, ku do të ndërtojmë 300 çerdhe në mbarë Kosovën, ku do të luftojmë korrupsionin dhe forcojmë aleancën me Amerikën. Prandaj, shpresoj se do t’i votosh të gjitha iniciativat tona kur ti dhe LDK-ja të jeni pas 6 tetorit në opozitë”, është reagimi i plotë i Uran Ismailit, njofton Klan Kosova.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.