Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se të mërkurën, 16 tetor, do të nisë numërimi i votave të ardhura me postë.
Përmes një njoftimi, KQZ duke mos dhënë detaje, ka bërë të ditur se numërimi nis me fillim prej orës 10:00.
Të dielën, Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, kishte thënë se nga diaspora kanë ardhur rreth 15 mijë e 500 zarfe.
Sipas rezultatit të votave të rregullta nga zgjedhjet e 6 tetorit, Vetëvendosje prin me 25.49 për qind, para LDK-së që ka 24.82 për qind. PDK është e treta me 21.24 e koalicioni AAK-PSD ka 11.57. Koalicioni Nisma-AKR-PD është afër pragut zgjedhor me 4.96 për qind të votave.