Sindikata e Pavarur e RTK-së dënon ashpër gjuhën fyese të drejtorit të RTK-live, Mentor Shala, i cili pjesën më të madhe të votuesve të vendit tonë i quan pro-rus dhe anti-perëndimor.
Përmes këtij shkrimi që nxiti reagimin e mijëra qytetarëve, ai eskalon më tutje duke deklaruar se me këtë votim, “prej sot më larg e kemi shtetin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së RTK-së.
Mes tjerash, në komunikatë thuhet se, SPRTK kërkon nga Bordi dhe Menaxhmenti i RTK-së, që të distancohen nga kjo gjuhë denigruese e drejtorit të Mediave online në RTK, e cila shkelë rëndë kodin etik dhe standardet profesionale të Transmetuesit Publik.
Organet drejtuese të RTK-së të mos jenë selektiv por rastin ta trajtojnë konform rregulloreve tëRTK-së.
Transmetuesi Publik është i gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe votuesit pavarësisht bindjeve të tyre politike janë qytetarë të vendit tonë.