Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Serwer: Grenell është i afërt politikisht me Boltonin, do të tentojë ta imponojë ndarjen e Kosovës

    05/10/2019 | 12:27
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Emisari i sapo emëruar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, do të ketë një rol mbizotërues në negociata duke qenë se është njeri shumë i afërt dhe i besueshëm i presidentit të SHBA’së, Donald Trump. Kështu thotë ish-diplomati amerikan dhe profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer.

    Në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, Serwer ka thënë se Grenell do të ketë kompetenca shumë më të mëdha sesa Matthew Palmer.

    Shumë analistë e shohin Richard Grenellin si të afërt politikisht me John Boltonin, ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Donald Trump, i cili vitin e kaluar kishte deklaruar se SHBA’të nuk do të kundërshtojnë idenë e shkëmbimit të territoreve në rast se për një gjë të tillë bien dakord Prishtina dhe Beogradi, trasnmeton Gazeta Express.

    Disa analistë thonë se Grenell është mbështetës i një ideje të tillë, të cilën e kanë kundërshtuar ashpër Gjermania dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

    E Daniel Serwer thotë që emisari për dialogun Kosovë-Serbi. Richard Grenell, nuk do të pranojë argumentet dhe qëndrimin e Gjermanisë, dhe do të imponojë idenë për shkëmbim të territoreve.

    “Unë besoj se ata do të përpiqen t’ia imponojnë atë Gjermanisë, Kosovës dhe Serbisë, dhe atyre që e kundërshtojnë fuqishëm një ide të tillë, e që janë serbët që jetojnë në jug të Ibrit. Është e çuditshme si ata po përpiqen të imponojnë një ide kaq të keqe”, ka thënë Serwer.

    Në këtë intervistë Sewer ka përmendur edhe raportet e këqija të Grenell me shtetin gjerman.

    “Nëse Shtëpia e Bardhë dëshiron një marrëdhënie më të ngushtë me gjermanët, personi i fundit që ata duhet të zgjedhin për këtë proces është Grenel ”, ka thënë Serwer.

    Ai dyshon se Grenel dhe Matthew Palmer do të jenë në gjendje të punojnë njëkohësisht në ndërmjetësimin midis Beogradit dhe Prishtinës./GazetaExpress/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    • Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan detajet nga takimi në Davos- Më dha mesazh për Kosovën!
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.