Kandidati për deputet nga radhët e koalicioni AAK-PSD, Dardan Sejdiu, ka premtuar se do të rrisë ekonominë , duke bërë modernizimin e saj.
Tutje, Sejdiu ka shtuar se tani është koha që fjalën patriotizëm të shoqërohet me veprime e vendime ekonomike.
“Masat që e modernizojnë dhe rrisin ekonominë, bashkë me masat që e shpërndajnë pasurinë dhe rrisin mirëqenien, do ta bëjnë Kosovën një shtet të zhvillimit e të barazisë.Tani është koha që me guxim, dije dhe përkushtim. Fjalën patriotizëm ta shoqërojmë me veprim e vendime ekonomike”, ka shkruar Sejdiu. /Insajderi.com

