Ylli i Kosovës, Milot Rashica, është shprehur i lumtur për tri pikët e marra ndaj Malit të Zi, në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2020”.
Amir Rrahmani e Vedat Muriqi realizuan golat në fitoren e rëndësishme në Grupin A.
Pas takimit, Rashica ka thënë se është i lumtur me angazhimin dhe rezultatin e ndeshjes.
“I shënuam dy gola herët. Patëm raste, u angazhuam vazhdimisht. S’u kthyem asnjëherë prapa. Kemi dashur të sulmojmë në çdo moment dhe arritëm tri pikë shumë të rëndësishme”, ka thënë ai pas takimit.