Kandidati për deputet nga radhët e PDK-se, Rafet Rama është takuar me të rinjtë e Vushtrrisë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka thënë se Kadri Veseli dhe Partia Demokratike e Kosovës është me rininë.
“Në Vushtrri, kafe e bisedë e këndshme me të rinjtë e këtij qyteti me rrethinë. Kryetari Veseli dhe Partia Demokratike e Kosovës është me rininë. “, ka shkruar Rama.
Rafet Rama është kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, i cili me 6 tetor garon me numër 64.

