Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala ka folur për dënimet që i presin qytetarët nëse keqpërdorin votën, shkruan GazetaBlic.
Në T7, Admir Shala ka thënë se janë angazhuar nëntë prokurorë për ta përcjellur procesin zgjedhor në rajonin e Prizrenit.
“Ata që bien ndesh me Kodin Penal do të ndëshkohen. Do të kenë probleme në punësim dhe zhvillim të karriereës. Dënimet variojnë deri në 5 vjet burgim. Qytetarët duhet të kenë kujdes, ndryshe do të kenë dënime të ashpra”, tha Shala.