Prokurori i Shtetit ka njoftuar se nuk e ka pranuar raportin përfundimtar të ekspertizën nga Instituti i Lozanës në Zvicrës për rastin e Astrit Deharit.
“Për hir të informimit të drejtë të opinionit, në momentin që ky raport të mbërrij përmes ambasadës së Zvicrës në Kosovë, dhe i njëjti të pranohet në Prokurorinë e Shtetit, menjëherë do të njoftohet opinioni publik”, thuhet në kumtesë.
Derisa, sot gjatë ditës avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë se është njoftuar nga Instituti zviceran se ekspertiza ka ardhur në Kosovë.
Gashi, madje i ka bërë thirrje Ministrisë së Drejtësisë që ta dorëzojë këtë ekspertizë.