Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka takuar sot kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën.
Thaçi në këtë takim ka falënderuar kryetaren Daka dhe KQZ-në për përgatitjen e procesit zgjedhor, përcjell “Zëri.info”.
“Me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka biseduam për rrjedhat e deritashme të procesit zgjedhor dhe shprehëm besimin se zgjedhjet parlamentare do të jenë të lira, fer dhe gjithpërfshirëse. Falënderova kryetaren Daka dhe KQZ-në për përgatitjen e suksesshme të zgjedhjeve me bindjen se edhe kësaj here qytetarët dhe subjektet politike do ta dëshmojnë pjekurinë e tyre. HTH”, ka shkruar Daka.

