Analisti Dastid Pallaska ka folur për fushatën e partive që synojnë pushtet, duke kritikuar kështu Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj Albin Kurti, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos e votojnë LVV, shkruan Gazeta Metro.
Pallaska ka thënë se Vetëvendosje iu vardis Lidhjes Demokratike të Kosovës për koalicion parazgjedhor, ndërsa LDK nuk e kuptoi në fillim keqbesimin e VV-së.
Ai po thotë se Vetëvendosje me fushatën e saj po prezanton një kapje fisnike të shtetit dhe se për qytetarët s’është adresë e duhur ta votojnë Lëvizjen Vetëvendosje.
“Vetëvendosje me ç’kapjen e shtetit po e prezanton një kapje fisnike prej tyre, e të tjerat ç’kapjen e projekton me tkurrje të shtetit. Vendimi kryesor për votuesin është a duan më shumë liri personale në raport me shtetin..Nëse qytetarët duan më shumë liri për ndërmarrësi, mos mos mu mvar prej shtetit, VV s’është adresë e duhur.Ata kanë një program që premton hyrjen e shtetit deri në shtëpitë tonë”, ka thënë Pallaska në T7.
Pallaska ka thënë se ai që dëshiron të voton Vetëvendosjen dhe sloganet e tyre populiste le ta bëjnë, por duhet ta dinë se po votojnë një ‘klerik’.
“VV në përpjekjet me marr pushtetin e ka braktis praktikën për programet e sakta, tani e kemi duke vepru në zonë të përhimtë. Nuk paraqesin program, por slogane populiste të zbukuruara me terma të bukur. Nëse doni me ja besu financat tua ndonjë kleriku, atëherë votone Vetëvendosjen”.
Më poshtë keni një videon e emisionit në televizion 7 ku ka qenë i ftuar Dastid Pallaska./gazetametro.net

