Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Osmani: Fitorja e LDK-së e sigurt, synim të thellojmë dallimin nga të tjerët

    01/10/2019 | 00:07
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Vjosa Osmani, kandidate e LDK-së për kryeministre, ka thënë se është e sigurt fitorja e kësaj partie në zgjedhjet e 6 tetorit, por synojnë të thellojnë dallimin nga partitë tjera.

    Në Interaktiv të KTV-së, ajo ka thënë se çdo sondazh e nxjerr LDK-në në vend të parë.

    “Kemi sondazhe. Janë duke bërë edhe partitë tjera. Herëve të kaluara dilnin në konferenca se po fitojnë e tash pasi që në çdo sondazh po prijmë ne, s’po dalin publikisht. Sondazhet edhe pse janë tregues, s’lejoj të na ndalin punën, por sa më shumë po rritet epërsia jonë dhe rritet dallimi mes neve e partisë së dytë, po na shtohet vullneti për punë në terren. S’kemi asnjë dyshim për fitore. Synim kemi të thellojmë fitoren. Na ndihmon për negociata për qeverinë e re. Por me rëndësi është përtej fitores sonë të ringjallet një besim i qytetarëve në përfaqësuesit e tyre. Kemi pasur një përqindje të elektoratit të fjetur e është tejet me rëndësi për ne që ata të zgjohen e të bëhen pjesë e ndryshimit që po e pret Kosovën. Po përmendet referendumi, por në të vërtetë është ashtu, sepse përcaktohen minimum edhe dy dekada të tjera të rrugës e jo veç katër vjet”, ka thënë ajo.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.