Kyqjet e para në rrjetin e ujësjellsit janë bërë sot në fshatin Balincë të Komunës së Vushtrrisë, fshat ky i pari që do të përfitoi nga ky projekt, shkruan VushtrriaOnline.
Prezent në nisjen e kyqjeve të para ishte edhe kryetari Tahiri së bashku me nënkryetarin e komunës së Vushtrrisë, Besim Muzaqi.
“Projekti i Komunës për kyçje individuale në rrjetin e ujësjellësit ka filluar sot në fshatin Balincë, për të vazhduar në çdo lagje e në secilën shtëpi të qytetarit të Vushtrrisë.” ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në facebook.
Tutje Tahiri ka shkruar se 9000 mijë familje do të përfitojnë nga ky projekt.
“Ky premtim i yni, nga më të rëndësishmit për qytetarin tonë, tani po merr udhën e mbarë të realizimit. Bashkë me qytetarin e Vushtrrisë çdo ditë po bëjmë ndryshimin e domosdoshëm në Vushtrri”, ka shkruar ndër të tjera Tahiri./VushtrriaOnline